Serie A

Interi “flakë” nga krahët, firmos anësori gjerman!

Goditja e parë e Interit në merkaton e janarit mban emrin e Robin Gosens. Zikaltrit kanë blinduar krahun e djathtë të mesfushës duke afruar një prej lojtarëve që ka spikatur më shumë gjatë sezoneve të fundit në Serie A. Gosens është zyrtarisht i Interit të cilët e kanë marrë nga Atalanta në formë huazimi me detyrim blerjeje pas 18 muajsh, nëse plotësohen disa kushte.

Gjermani ka firmosur për 4 vite e gjysmë me zikaltrit e Milanos deri në qershor të 2026-ës. Kartoni i mesfushorit të përfaqëuses së pancerave do t’i kushtojë kampionëve të Italisë 25-27 milionë euro përfshirë edhe bonuset. Aktualisht Gosens është i dëmtuar që nga 29 shtatori në ndeshjen mes Atalantës dhe Young Boys në Champions League dhe rikthimi i tij në fushë parashikohet në fund të muajit shkurt.  Në 4 sezone e gjysmë me Atalantën, Gosens numëron 157 ndeshje në total në të gjitha kompeticionet dhe 29 gola të realizuar.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency