Interi kërkon Joao Cancelo
Drejtuesit e Interit kërkojnë përforcime për mbrojtjen dhe për këtë kanë hedhur sytë nga 23-vjeçari i Valencias, Joao Cancelo. Sipas mediave spanjolle, zikaltrit kanë shfaqur interes për mbrojtësin gjatë tratativave të nisuara me klubin nga Mestalla për kalimin e Jeison Murillo nën urdhërat e trjanerit Marcelino Garcia Toral. Gjithsesi për të arritur te kartoni i futbollistit më parë Interi duhet të mposhtë edhe konkurrencën e Juventusit, që ka kohë në ndjekje të portugezit.



