Futboll

Interi kërkon t’u japë zgjidhje problemeve në sfidën ndaj Tottenham

Katër pikë në 4 ndeshjet e para. Interi nuk e ka nisur sezonin e ri siç do të donte, me një kalendar, i cili e favorizonte qartazi në letër për fillimin e kampionatit. Por, koha është kundër Luciano Spalletit, i cili duhet të bëjë menjëherë kthesën, tani që vjen dhe Champions League, ajo që i mungonte zikaltërve vitet e fundit.Ndeshja e parë në kompeticionin më madhor evropian për klube, nuk është e thjeshtë, ku ekipi milanez do të presë në San Siro londinezët e Tottenham. Skuadra nuk është ajo që drejtuesit e tifozët kanë ëndërruar përpara fillimit të sezonit, e pavarsisht vështirësive, Spalletit do ti duhet të gjejë recetën e duhur për të bërë ndryshimin.

Ato që mungojnë tek Interi aktualisht janë padyshim golat. Vetëm 5 të shënuar në 4 ndeshje, ku tre u shënuan në fitoren me Sassuolon dhe dy në barazimin me Torinon. Një rol kryesor për këtë problem ka dhe kapiteni Mauro Icardi, i cili nuk është zhbllokuar akoma këtë kampionat. Sulmuesi argjentinas sigurisht nuk është furnizuar siç duhet, por edhe nuk është treguar i ftohtë në disa raste para portës, duke krijuar një boshllëk të madh tek ekipi i tij.

Për ndeshjen kundër skuadrës së Mauricio Pocchettinos, ish-tranjeri i Romës do ti rikthehet mbrojtjes me 3, ku Miranda pritet të kthehet titullar. Ka një balotazh mes D’Ambrosios e Candrevas. Spalletti do e duhet të ndryshojë marsh sa më shpejt, për të mirën e Interit, por dhe të tijën.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency