Serie A

Interi në ankth për titullarin e mbrojtjes, dëmtohet rëndë në Ligën e Kombeve

Inter në ankth për Milan Skriniar. Mbrojtësi zikaltër ishte i impenjuar në ndeshjen e Ligës së Kombeve mes Sllovakisë dhe Kazakistanit, por pësoi një dëmtim të rëndë në fundin e pjesës së parë.

Në një rrëshqitje në tentativë për të mbyllur sulmin kundërshtar, Skriniar u ndje keq dhe la menjëherë fushën e lojës mes dhimbjesh, teksa ende nuk bëhet e ditur nëse bëhet fjalë thjesht për një dëmtim muskulor, apo për këputje ligamentesh në gju.

Vetë Skriniar u pa të mbulonte fytyrën me duar kur u ul në pankinë, teksa ekzaminimet mjekësore priten me ankth edhe në Milano, pasi nëse bëhet fjalë për këputje të ligamenteve të gjurit, atëherë mbrojtësi mund të përballet me një mungesë disa mujore.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency