Merkato

Interi në kërkim të një trekuartisti, synohet David Silva

Skuadra e Interit vazhdon monitorimin e merkatos për të gjetur një trekurtist të nivelit më të lartë. “Zikaltrit” kanë si objektiv për merkaton e verës David Silvën e Manchester City-t, sigurisht nëse skuadra e Luciano Spallettit do të arrijë të sigurojë të paktën pjesëmarrjen në Champions sezonin e ardhshëm. Lojtarit spanjoll i skadon kontrata në verë të vitit 2019, kështu që Pep Guardiola, nëse nuk e ka të domosdoshëm në skemat e tij, mund të japë miratimin për shitjen e spanjollit. David Silva luan prej më shumë se 7 vjetësh në Manchester, ndërkohë që nga Anglia raportojnë se palët janë ende larg marrëveshjes për rinovimin e kontratës, që do të thotë se tifozët “ziklatër” kanë të drejtë të ëndërrojnë për 31-vjecarin.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency