Interi në krizë të thellë, Bologna e turpëron në “San Siro”
Interi në krizë të thellë. Skuadra zikaltër, vetëm pak ditë pas eliminimit më 11-metërsha nga Lazio në Kupën e Italisë turpërohet në “San Siro” nga Bologna, që fitoi minimalisht me gol të Santander në minutën e 32-të në zhvillimet e një goditjeje dënimi.
Edhe pse krijuan volum të madh loje dhe në pjesën e dytë u aktivizua në krah të Icardit Lautaro Martinez, ziklatrit e patën të pamundur të tundnin rrjetën, duke zhgënjyer pa masë të pranishmit në “San Siro”. Në qendër të kritikave mbetet trajneri Luciano Spalletti, i cili duket se ka humbur orientimin për ta nxjerrë ekipin nga spiralja e rezultateve negative.
Edhe pas kësaj disfate Interi mbetet në vendin e tretë me 40 pikë.



