Interi nuk heq dorë nga spanjolli i Chelsea-t
Marcos Alonso vazhdon të monitorohet me kujdes nga Interi. Spanjolli nuk ka kaluar një sezon shumë pozitiv te Chelsea, pasi nuk preferohet në vijimësi nga tekniku Frank Lampard. Gjithsesi, në sfidat e fundit, 29-vjeçari ka rifituar një vend në formacion, madje duke u shfaqur edhe në rolin e një goleadori, pasi në sfidën ndaj Bournemouthit ai shënoi të dy golat në barazimin 2-2.
Në merkaton e verës, Interi do të tentojë sërish të bindë drejtuesit e Chelsea-t për të lënë të lirë ish-lojtarin e Fiorentinës, i cili kërkohet me shumë ngulm nga trajneri Antonio Conte.



