Serie A

Interi prezanton fanellën e re, vjen me një risi!

Ajo që ishte zbuluar prej disa javësh në media, konfirmohet tashmë nga vetë klubi i Interit. Zikaltrit kanë publikuar fanellën e parë të sezonit të ardhshëm e cila vjen me një risi. Në qëndër aty ku shkruhet edhe emri i sponsorit teknik Phirelli, vijat e zeza dhe të kaltra janë vendosur vertikalisht. Pjesa tjetër e fanellës e cila është me jakë V përbehet nga vizat e bardha si te krahët ashtu edhe te jaka, ndërsa logo e sponsorëve Nike dhe Phirelli gjithashtu janë shkruar me ngjyrë të bardhë. Interi do ta inagurojë fanellën e re të dielën ndaj Empolit në ndeshjen e fundit të këtij sezoni e cila vlen një vend në Champions League. Përveç një pjese e lojtareve të skuadrës së femrave për të prezantuar fanellën e re janë përzgjedhur edhe Milan Skriniar, Danilo D’Ambrosio, Mateo Politano dhe Lautaro Martinez.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency