Interi s’di të fitojë përballë Strakoshës, Lazio i merr pikë në “San Siro”
Katër ndeshje radhazi pa fitore në Serinë dhe tashmë diferenca me Napolin kryesues shkon në 7 pikë. Interi ka harruar të fitojë, edhe pse barazimi 0-0 me një kundërshtare të fortë si Lazio mbetet rezultat i pranueshëm. Spikatën në këtë përballje dy portierët respektivë, Handanovic i Interit dhe Thomas Strakosha i Lazios. Portieri zikaltër, përveç disa ndërhyrjeve te rëndësishme ishte më fat kur goditja e Luiz Albertos u stampua në traversë. Ndërsa portieri i Kombëtares Shqiptare edhe në këtë sfidë qëndroi autoritar në fushë, duke kryer një ndërhyrje shpëtimtare pas gjuajtjes së Borja Valeros.



