Serie A

Interi studion kandidaturat, ka dy emra për pasuesin e Handanovic!

Me Samir Handanovic drejt largimit gjatë merkatos së verës, drejtuesit e Interit kanë nisur menjëherë punën për të gjetur një portier në nivelin e sllovenit. Në krye të listës së zikaltërve janë dy kandidatë, Juan Musso që aktivizohet te Udinese dhe Marco Silvestri, që luan me skuadrën e Veronës. Për argjentinasin e friulanëve Interi duhet të derdhë në arkat e klubit bardhezi shumën e 20 milionë eurove, ndërsa numrit një të Veronës i skadon kontrata në 2022 dhe mund të lirohet nga klubi për një shifër më të ulët, çka i intereson edhe Interit.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency