Kategoria Superiore

“Investim strategjik për futbollin shqiptar”, Rama dhe Duka e nisin ditën me një urim për stadiumin e ri të Kukësit

Në Kukës sot ka festë. Në qytetin verilindor do të inaugurohet stadiumi “Kukës Arena”, me ekipin e Diego Longos që do të presë bardhezinjtë e Laçit, sfidë që fillon prej orës 20:00.

Tifozët janë përgatitur të shijojnë nga afër ekipin e zemrës, që rikthehet pas gati tre vitesh në Kukës, tashmë me një stadium të ri dhe të bukur.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale një video të shkurtër nga stadiumi i ri i Kukësit, një investim i përbashkët i qeverisë shqiptare, FSHF-së dhe bashkisë Kukës, teksa ndër të tjera shkruan:

MIRËMËNGJES! Dhe me Stadiumin e Ri te Kukësit që sot pret sportdashësit për lojën e parë në fushën e rilindur, pasqyrë e fjalës së mbajtur si edhe e respektit të vërtetë për komunitetin kuksian, ju uroj një fundjavë të bukur”, shkruan kryeministri i Shqipërisë.

Bashkë me kreun e qeverisë do të jetë i ftuar në inaugurimin e stadiumit të ri edhe Armand Duka, presidenti i FSHF-së. Kreu i futbollit shqiptar shkruan në faqen e tij zyrtare se ndihet i lumtur teksa shikon që vit pas viti në realitetin tonë futbollistik po shtohen vepra të tilla që na afrojnë gjithmonë e më shumë te standardet e larta të vendosur.

Stadiumi i ri i Kukësit hap dyert sot! Të dashur miq, Mbrëmjen e sotme përmbyllim një tjetër investim strategjik për futbollin shqiptar. Kukës Arena, një investim i Federatës së Futbollit në bashkëpunim me Qeverinë shqiptare inaugurohet sot në mbrëmje me ndeshjen e Abissnet Superiore, Kukësi-Laçi.

Ndihem shumë i lumtur teksa shikoj që vit pas viti në realitetin tonë futbollistik po shtojmë vepra të tilla që na afrojmë gjithmonë e më shumë te standardet e larta që kemi vendosur. Ta gëzoj futbolli shqiptar dhe qyteti i Kukësit me tifozët e tij të mrekullueshëm“, shkruan Duka.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency