Serie A

Inzaghi: Atalanta meritoi më shumë, Immobile nuk zëvendësohet

Simone Inzaghi duket i sinqertë në përfundim të sfidës Lazio-Atalanta, teksa pranon se barazimi ishte shumë për skuadrën e tij. Ai thekson se Atalanta luajti mjaft mirë dhe ia komplikoi punën bardhekaltërve, madje shton se bergamaskët merituan të fitonin në sfidën e sotme.

“Atalanta luajti mjaft mirë dhe meritoi edhe të fitonte sot, ndaj duhet të jemi të kënaqur edhe më këtë barazim. Natyrisht që tani rihapet sërish gara për Champions, por për mua nuk ishte mbyllur asnjëherë. Për ta merituar do të duhet të luajmë fort në dy ndeshjet e radhës”, tha Inzaghi.

Trajneri i Lazios foli edhe për dëmtimin e Luis Albertos, që sot la fushën e lojës në minutën e 34-t, ndërsa pranoi se mungesa e Immobiles ka impaktin e vet te bardhekaltrit.

“Më vjen keq për dëmtimin e Luis Albertos, pasi po kalonte një periudhë të mirë. Të presim analizat, por shpresoj të mos jetë diçka serioze dhe ta kemi gati që nga fundjava e ardhshme. Caicedo e zëvendësoi mjaft mirë Immobilen, por kur të mungon kryegolshënuesi i Serisë A, natyrisht që është e vështirë ta zëvendësosh plotësisht”, deklaroi Simone Inzaghi.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency