Kupa e Italisë

Inzaghi: E goditëm Milanin në momentin e duhur, tani të mbyllim si duhet kampionatin

Simone Inzaghi fitoi derbin e tij të parë kundër Milanit si trajner i Interit. Një 3-0 që u dha kualifikimin zikaltërve në finale të Kupës së Italisë.

“Djemtë ishin të shkëlqyer. I goditëm në momentin e duhur me zgjuarsi dhe freski. Donim fitoren në këtë derbi dhe e merituam me atë që dhamë në fushë finalen.”

Ky sukses mund të ndezë zjarrin te zikaltrit për sprintin final të sezonit.

“E shpresoj, po punojmë nga korriku për këtë. Kemi fituar në janar Superkupën dhe kemi një finale tjetër për të zhvilluar. Pastaj është kampionati që duhet mbyllur në mënyrën e duhur.”

Duket se Interi e ka hedhur tashmë pas krahëve momentin e vështirë që kaloi.

Ishim të aftë për të ruajtur shkëlqimin pas një muaji e gjysmë të vështirë. Kalendari ishte i vështirë dhe shpenzuam shumë energji fizike dhe mendore. Tani të marrim më të mirën në javët që kanë mbetur.”

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency