Serie A

Inzaghi: Immobile ka akoma probleme, shpresoj ta kem gati

Simone Inzaghi në ankth për gjëndjen e Ciro Immobiles vetëm pak orë përpara derbit të shumëpritur ndaj Romës. Trajneri i Lazios nuk e di ende nëse do të mund të mbështetet te ylli i ekipit dhe golashënuesi më i mirë i Serisë A, në sfidën ndaj rivalëve të urryer të Romës dhe diçka të tillë e la të kuptohet në konferencën e zakonshme për shtyp përpara kësaj super përballjeje.

“ Ndien ende shqetësime nga ai problem që kishte në vigjilie të sfidës ndaj Udineses. Dje ky problem iu shfaq sërish. Do të vlerësojmë gjëndjen e tij. Të shohim si do të reagojë Immobile por shpresojmë shumë ta kemi gati”.

Më pas trajneri i skuadrës bardhekaltër u ndal të fliste për ndeshjen ndaj Romës.

“ Kjo nuk është një sfidë e ngjashme me të tjerat. Duhet të vrapojmë shumë. Do të luhet një futboll i bukur për këtë të jeni të sigurtë. Duhet të kemi grintë në fushë por edhe vendosmëri. Do të përballemi me një skuadër që ka shumë kualitet”.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency