Itali

Inzaghi zbulon kërkesën e futbollistëve për presidentin Zhang

Simone Inzaghi i gëzohet trofeut të tij të parë si trajner i Interit, edhe pse për të ishte Superkupa e tretë në karrierë. E emocionuar për këtë sukses, pas ndeshjes, ish-trajneri i Lazios deklaroi:

“U përballëm me një ekip të fortë. Pashe statistikat dhe them se fitorja është e merituar. Donim ta fitonim këtë trofe me çdo kusht. Nuk është e lehtë të mposhtësh Juven, ndonëse kisha precedentë me ta në Superkupë.”

Për të festuar bashkë me skuadrën zbriti në fushë edhe presidenti Zhang, i cili theksoi se ky sukses ishte fryt i një pune të madhe të bërë nga të gjithë: futbollistë, staf dhe drejtues. Inzaghi zbuloi se futbollistët e Interit i kërkuan një premio presidentit.

“Zhang ishte shumë i lumtur, na komplimentoi dhe lojtarët kërkuan shpërblim për këtë trofe. Mendoj se do t’i kënaqë ata”.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency