Futboll

Ironi bardhezi/ Juventinët festojnë golin e vitit, që e kanë pësuar vetë

Tifozët në shkallët e stadiumit dhe jo vetëm, ekzaltohen kur lojtarët e skuadrave të tyre shënojnë gol, por ndonëse tingëllon e pazakontë, ndodh edhe që një tifozëri të festojë golin që ekipi i tyre ka pësuar.

Kjo ka ndodhur me tifozët e Juventusit, që duartrokitën gjatë atë roveshiatë spektakolare të Cristiano Ronaldos, që atëherë luante për Realin e Madridit dhe dërgoi topin në rrjetën e Buffon.

Tashmë fansat bardhezi festojnë sërish me atë gol, pasi në një votim të UEFA-s, është shpallur edhe si goli më i bukur i sezonit që sapo lamë pas, duke marrë rreth 200 mijë, nga 342 mijë vota në total, ndërsa në vendin e dytë është renditur goli Payet në sfidën Marseille-Leipzig.

Aktualisht Ronaldo mbron ngjyrat bardhezi të Juventusit dhe fansat e klubit italian kanë të drejtë të krenohen me faktin që golin më të bukur të vitit e ka shënuar CR7, ndonëse në portën e tyre.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency