Isco kërkon largimin nga Reali, Mourinho e do tek Man.United
Sipas “Daily Express” është edhe Isco në listën e dëshirave të Jose Mourinhos, për merkaton e verës. Fantazisti i Real Madrid, që ka kontratë deri në 2022, me një klauzolë 700 milionë Euro, është i pakënaqur me aktivizimin nga ana e trajnerit Zidane dhe është gati të largohet nga madrilenët pavarësisht marrëveshjes që ka. Nga kjo situatë kërkon të përfitojë Manchester United, me trajnerin portugez që dëshiron ta sjellë sa më parë në “Old Trafford”.



