Angli

Ish-bashkëshorti i Wandës i futet botës së biznesit, blen klubin e famshëm anglez

Ish-bashkëshorti i Wanda Narës, Maxi Lopez u tërhoq nga futbolli i luajtur në vitin 2021 teksa për herë të fundit veshi fanellën e Sambenedetteses në Serinë C italiane. Megjithatë, argjentinasi nuk ka ndërmend t’i qëndrojë larg futbollit edhe pse këtë herë në një rol krejtësisht të ndryshëm.

38-vjeçari është shumë pranë blerjes së klubit anglez të Birmingham. Lopez do të investojë 50 milionë euro, një investim që në fakt nuk do ta bëjë i vetëm por me sipërmarrësin Christian Codoma. Aktualisht, Birmingham është pjesë e Championship në Angli ndërsa klubi i themeluar në vitin 1875 është për momentin në pronësinë e kinezit, Paul Suen.

Në rast se tratativat për kalimin e pronësisë së Birminghem mbyllen me sukses atëherë Maxi Lopez do të shndërrohej në argjentinasin e dytë që zotëron një klub futbolli në Europë, pas Christian Bragarnik i cili është në krye të Elches në Spanjë.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency