Premier League

Ish-futbollisti i Liverpool rikthen kritikat për Ronaldon: Gafë e United që e transferoi, duhet ta largojnë!

Cristiano Ronaldo nuk kishte shënuar në asnjë ndeshje të vitit 2022, mirëpo agjërimin sulmuesi e thyu në ndeshjen e mesjavës ndaj Brighton, ku me golin e tij i hapi rrugë suksesit 2-0 të Djajve të Kuq. Megjithatë, edhe ai gol nuk ka bërë që të shuhen kritikat ndaj tij teksa së fundmi, Jamier Carragher, legjenda e Liverpool theksoi se ishte një gabim i madh që United e transferoi luzitanin në verën e kaluar, ndërsa shton se do të ishte një gabim edhe më i madh nëse nuk e largon në fundin e këtij sezoni.

“Kontributi i Ronaldos në ndeshjen ndaj Brighton ishte një tjetër kujtesë për urinë që ai ka kur vjen puna për të shënuar gola, mirëpo kjo nuk e ndryshon realitetin. United ka bërë një gabim të madh duke e nënshkruar në verën e kaluar.

Dhe, në fakt do të jetë një gabim më i madh nëse e mbajnë ende në verën e ardhshme. Pastaj, duke marrë parasysh edhe pagën e lartë prej 500.000 paund në javë nuk më duket një investim i zgjuar”, u shpreh Caragher.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency