Kategoria Superiore

Ish-futbollisti i Partizanit kritika për menaxhimin: Kaçe te Partizani për turizëm, nuk jemi mësimore

Partizani doli sërish i zhgënjyer nga fusha e Air Albania mbrëmjen e djeshme teksa u ndal në një barazim 1-1 ndaj Laçit. Në fakt, të kuqtë ishin duke u mposhtur, por një gol i vonë nga Tedi Cara i dhuroi një pikë të besuarve të trajnerit Ilir Daja. Kështu, Partizani e mbylli fazën e parë të kampionatit me vetëm nëntë pikë në nëntë ndeshje duke u renditur për momentin në vendin e shtatë të klasifikimit dhe shumë pikë larg kreut.

Në këtë formë, zhgënjimi te tifozët, por edhe në ambientin e kuq është i madh. Një nga ata që më së shumti reagon për ekipin është Edmond Dosti. Ish-sulmuesi nëpërmjet një shkrimi në Facebook-un e tij personal thekson keqmenaxhimin nga drejtuesit e klubit, ndërsa shprehet se lojtarë si Kaçe apo Filipoviç që janë edhe të mirëpaguar, vijnë në Shqipëri për turizëm.

Reagimi i Dostit:

Urime Junior, Cara! Kur ata që marrin Kace120 mijë euro, apo Filipovic 70 mijë euro në sezon, vijnë të Partizani për turizëm, ju bie barra ju që të bëni diçka!

Kemi lojtarë të rinj vërtetë.

Po përse i kemi të tillë?!

Partizani nuk është makinë mësimore që të bëjnë kursin të rinjtë. Partizani është makinë e shpjejtë për futbollin shqiptar.

Kush i mori lojtarët e rinj dhe përse. Ne kur ishim të rinj, shkonim të luanim, të tregonim vlerat në ekipet e tjera.

Partizani DUHET të afrojë lojtarë të afirmuar, e jo lojtarë që nëse i kërkon në Google. Të del përgjigja; Kërko pas 5 vjetësh!

Kush i mori lojtarët e paafirmuar?

Përse lojtarët që paguhen më shtrenjtë, përherë dështojnë te Partizani? A i shikon stafi teknik këta lojtarë gjendjen, përpara se t’i marrë, apo i marrim njëherë dhe pastaj ata do rriten fizikisht dhe do bëjnë namin në muajn shkurt dhe në vazhdim. Është e ndershme që ti thoni tifozve te vërteten dhe për këtë situat duhet dikush tē mbaj përgjegjësi. PMTP

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency