Ish-futbollisti i Partizanit shok me Cikalleshin? Flet trajneri i ekipit turk: Do isha shumë i lumtur
Caleb Ekuban, ish-sulmuesi i Partizanit në Superiore aktualisht është pjesë e Genoas në Serinë A. Megjithatë, aventura e tij në nivelin më të lartë të futbollit italian nuk ka shkuar sipas parashikimeve duke qenë se 27-vjeçarit i kanë munguar golat.
Në Serinë A, Ekuban nuk ka shënuar asnjë gol, ndërsa ia ka dalë të tundë rrjetën në vetëm një rast në Kupën e Italisë. Shumë pak për klubin e Genoas, teksa sulmuesi pritet të ndryshojë ambient në merkaton e janarit.
Sondazh/ Sa besoni te agjencitë imobiliare?

Një nga skuadrat favorite për shërbimet e Ekuban është Konyaspor, aty ku aktivizohen edhe dy futbollistët e kombëtares, Sokol Cikalleshi dhe Endri Çekiçi. Trajneri i turqve, Ilhan Palut është entuziastë për Ekuban, ndërsa ka theksuar se do të ishte shumë i lumtur për një transferim të mundshëm të sulmuesit.
“Do të isha shumë i lumtur nëse Ekuban vjen këtu, është një nga lojtarët e mi të preferuar. Lëviz shumë dhe mund të aktivizohet në disa pozicione të sulmit. Ai di si të luajë për ekipin dhe mund të adaptohet me sistemin e lojës sonë. Megjithatë, transferimi i tij nuk është një operacion i lehtë”, u shpreh Ilhan Palut. Kujtojmë se Ekuban ka qenë edhe më parë pjesë e kampionatit turk ku është aktivizuar me Trabzonspor.



