Itali

Ish- futbollisti italian “djeg” sulmuesin e Juves: Nuk di të kontrollojë topin

Juventusi shpenzoi më shumë se 80 milionë euro në total për të marrë sulmuesin serb Dusan Vlahovic, i cili gjithsesi deri tani nuk po arrin të udhëheqë bardhezinjtë drejt rikthimit në nivele të larta.

Sulmuesi 22-vjeçar duket larg formës që kishte te Fiorentina, ku shënonte rregullisht, ndërsa tani vendi i titullarit ka nisur t’i kërcënohet nga polaku Milik, i cili duket më i kthjellët para portës.

Për ta komplikuar edhe më shumë, ka menduar ish-futbollisti, tashmë politikan, Massimo Mauro, i cili kritikoi serbin, duke thënë se nuk di të stopojë topin dhe pret mbrojtësin që t’ia marrë.

“Vlahovic nuk e di çfarë është kontrolli i topit. Nëse ti e kontrollon topin keq dhe nuk e mbron dot, atëherë shkakton rrëmujë dhe komplikon lojën e skuadrës. Nga ana tjetër Milik e ka idenë e futbollit dhe arrin të krijojë raste goli edhe nga hiçi”, u shpreh Mauro.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency