Futboll

Ish-futbollistit të Manchester United nuk i del inati me Barçën: Është për turp!

Gary Neville nuk e lë t’i ikë rasti për të sulmuar Barcelonën. Ish-futbollisti i Manchester United, analist në “Sky”, është shumë aktiv në rrjetet sociale, sidomos në Twitter, ku i shfaq hapur mendimet e tij. I ngacmuar nga një ndjekës, që, duke iu referuar situatës së Farankie de Jong, shkruante se “nëse emri i tij nuk do të lidhej me Manchester United nuk do të shqetësohej për pagën e tij”, Neville iu përgjigj:

“Nuk më intereson nëse Frenkie nënshkruan ose jo për Manchester United. Ai ka nxjerrë në pah një situatë që më ka ngacmuar gjithmonë: klubet tallen me lojtarët dhe nuk u paguajnë paratë që u korrespondojnë! Barça, për emrin që ka, është për turp!”

Sipas Neville, nuk ka kuptim që klubi t’u kërkojë futbollistëve të ulin pagën, ndërkohë që shpenzon shifra të mëdha në merkato.

 

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency