Kategoria Superiore

Ish-i i Kombëtares pranë stolit të Kukësit, ndihmëstrajner ish-kapiteni i verilindorëve

Enkelejd Dobi me shumë mundësi do të jetë trajneri i ri i Kukësit. Klubi verilindor ka arritur marrëveshjen me teknikun 47-vjeçar, që do të rikthehet në Superiore pas më shumë se dy dekadash. Ish-futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë u largua drejt Polonisë në vitin 1996 dhe karrierën e tij si futbollist, fillimisht, dhe më pas i trajner, e ka ushtruar atje, por duket se oferta e klubit kuksian ka bërë që të rikthehet në Shqipëri për të marrë drejtimin e skuadrës kuksiane.

Dobi ka luajtur për katër sezone me Teutën nga viti 1992-1996, ndërsa më pas deri në vitin 2013 u aktivizua për shumë skuadra në Poloni: Varteks, Zagłębie Lubin, Górnik Zabrze, Viry-Châtillon, Ste Geneviève Sp, Viry-Châtillo, Fleury-Mérogis, Miedź Legnica, Stal Chocianóë dhe Odra Chobienia.  Si trajner 47-vjeçari ka drejtuar Górnik Polkowice dhe Widzew Łódź deri në vitin 2021.

Te Kukësi e pret një mision i vështirë, teksa duhet të nxjerrë ekipin nga kriza. Skuadra kuksiane ndodhet aktualisht në vendin e fundit, teksa pas katër javësh ka vetëm 2 pikë. Dobi do të zëvendësojë Skënder Gegën, i cili u largua pas humbjes me Kastriotin. Tekniku dha dorëheqjen të hënën dhe shumë shpejt verilindorët u hodhën në sulm për të gjetur pasuesin. Ndihmësi i Dobit do të jetë ish-kapiteni i Kukësit, Ylli Shameti, i cili ka nisur nga puna së bashku me Rrahman Hallaçin, i cili mori drejtimin e përkohshëm të skuadrës pas largimit të Gegës.

Ndeshja e radhës për Kukësin do të jetë ndaj Partizanit, në “Kukës Arena”, ku me gjasa në stol do të jetë Enkeiled Dobi.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency