Kategoria Superiore

Ish-i i kombëtares së Nigerisë dhe jo vetëm, risitë e Laçit për Europën

Laçi po përgatitet për dy takimet që do të luajë ndaj Iskras në raundin e parë kualifikues të Conference Legue. SuperSport ka mësuar listën e futbollistëve të kurbinasve për dy takimet me malazezët, ku bie në sy përfshirja e disa emrave të rinj. Mario Barjamaj, Michel Babatunde, Segerso Geci dhe Ortelio Biba janë emrat e bashkuar me skuadrën e Shpëtim Duros. Barjamaj transferohet nga Tomori dhe luan si mesfushor qendre. Në edicionin e fundit luajti 23 ndeshje, duke shënuar dhe 3 gola.

Nigeriani Michel Babatunde ka një CV të pasur, teksa ka qenë pjesë e kombëtares së tij në dy botëroret e fundit. 29-vjeçari ka luajtur në Ukrainë, Katar dhe Marok së fundmi.

Segerso Geci do në sezonin e fundit ishte pjesë e Korabit, ndërsa Ortelio Biba ka qenë pjesë e Internacionalit si dhe luan me Shqipërinë U-18. Pjesë e listës është dhe Luka Cucin, i cili është prezantuar nga klubi kurbinasit, ndërsa është rikthyer nga huazimi dhe Fatmir Prengaj, që ishte pjesë e Erzenit.

Laçi do të luajë ndeshjen e parë në “Elbasan Arena”, të enjten, në orën 21:00, ndërsa do të diskutojë kualifikimin një javë më vonë në shtetin fqinj. Ndeshja mes Laçit dhe Iskras do të transmetohet live dhe ekskluzivisht në SuperSport.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency