Futboll

“Ish”-i i Laçit rikthehet në shtëpi: Realizova ëndrrën e vjetër, kam një premtim për tifozët

Bashkim Velija nuk ka humbur kohë për të gjetur ekipin e ri në karrierë. Anësori i djathtë nga Tetova (luan në dy krahët) ishte pjesë e Laçit sezonin e kaluar, duke veshur 44 herë fanellën e bardhezinjve mes kampionatit, Kupës së Shqipërisë dhe Conference League.

28-vjeçari është rikthyer në shtëpi, duke firmosur për dy vite me Shkëndijën e Tetovës. Kuqezinjtë ka zyrtarizuar afrimin e Velijës, i cili u shpreh i lumtur për transferimin te Shkëndija.

Shkëndija angazhon përforcim mjaft cilësor në repartin e mbrojtjes. Bëhet fjalë për mbrojtësin e djathtë, 28 vjeçarin Bashkim Velija, i cili me klubin tonë ka nënshkruar kontratë me kohëzgjatje prej dy vitesh.

Bashkim Velija së fundmi ka qenë pjesë e skuadrës së Laçit nga Republika e Shqipërisë, ndërsa paraprakisht për disa sezone radhazi ka luajtur për ekipin e Renovës”, shkruan klubi shqiptar që garon në kampionatin e Maqedonisë së Veriut.

Jam tepër i lumtur që sot bëhem pjesë e Shkëndijës. Ka qenë dëshirë e imja e kahmotshme që një ditë të luaj për Shkëndijën. Ajo që më shumë gëzon është se Shkëndija është duke krijuar një ekip cilësor dhe jam i lumtur që edhe unë do të jem pjesë e ekipit që pritet këtë vit të shënojë sukseset e radhës në garat evropiane.

Unë i falënderoj drejtuesit e klubit që ma dhanë këtë mundësi. Jam lojtar që në fushën e gjelbër gjithmonë e jap maksimumin dhe ju premtoj të gjithëve se do t’i përkushtohem maksimalisht fanellës kuqezi”, deklaroi Velija pas nënshkrimit të kontratës”, deklaroi Velija.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency