Ish-i i Realit e mbyll në Katar, gati të kthehet në Europë
James Rodríguez do të ta mbyllë përvojën e tij në radhët e Al Rayyan (skuadër në Katar) në javët e ardhshme. Sipas gazetarit të “Win Sports”, Felipe Sierra, mesfushori dhe menaxheri i tij do të kërkojnë një destinacion të ri për sezonin e ardhshëm.
“James Rodríguez (30 vjeç) nuk do të luajë më tek Al Rayyan. Kolumbiani tashmë ka komunikuar dëshirën e tij për t’u larguar dhe Jorge Mendes po punon për këtë. Dëshira e tij është të kthehet në Evropë, me ulje page,” – ka postuar në llogarinë e tij në Twitter gazetari në fjalë.
James, i cili aktualisht është i dëmtuar, është kërkuar në Turqi javët e kaluara. Shtypi turke e lidhi kolumbianin me dy nga skuadrat më të mëdha: Galatasaray-n dhe Fenerbahcen.
James Rodríguez nënshkroi një kontratë me Al Rayyan deri në qershor 2024, pasi luajti një sezon te Evertoni në Angli. Synimi i James ishte që të kishte vazhdimësi në Katar dhe më pas të shkonte në një ligë të nivelit më të lartë.
🚨 EXCL. James Rodríguez (30) will no longer play in #AlRayyan. Colombian has already communicated his desire to leave and Jorge Mendes is working on it
👀 His wish is to return to Europe, with a salary reduction. Saudi Arabia 🇸🇦 and Turkey 🇹🇷 have inquired about the situation pic.twitter.com/hJVKbELPtU
— Pipe Sierra (@PSierraR) April 26, 2022



