Ish-i i Tiranës largohet nga Lucerna, firmos në Poloni
Mbrojtësi David Domgjoni largohet nga Lucerna në Zvicër për ta vijuar karrierën në kampionatin polak. Mbrojtësi 24-vjeçar, ish-futbollist i Tiranës në Superiore, ka firmosur në Poloni në Termaliki Bruk-Bet Nieciecza.
Ky është përforcimi i gjashtë i skuadrës së Nieciecza në merkaton e dimrit. Domgjoni, me përvojë në elitën e futbollit shqiptar, numëron dy ndeshje me përfaqësuesen e Kosovës.
Gjashtë muajt e fundit mbrojti ngjyrat e Luzernës, ku ishte transferuar nga Menemenspori (Turqi). Në Zvicër, megjithatë, ai nuk arriti të merrte një pozicion të rëndësishëm në skuadër, duke luajtur gjithsej 6 ndeshje në ligë, 2 në Ligën e Konferencës dhe një ndeshje në Kupë.




