Featured

Ish-i i Vllaznisë në stërvitje me Partizanin, por mungon zyrtarizimi (fotot)

Victor da Silva, ish-futbollisti i Vllaznisë, do të jetë pjesë e Partizanit sezonin e ardhshëm. Braziliani është vënë nën urdhrat e trajnerit italian Colella pasditen e së mërkurës, por ende mungon zyrtarizimi i klubit të kuq. Janë disa foto të hedhura në faqen zyrtare të “Demave” që e vërtetojnë praninë e mesfushorit me tipare sulmuese në skuadrën kryeqytetase, megjithatë ende mungon federimi i lojtarit.

Arsyeja? Mund të jetë çështje orësh që Partizani ta bëjë zyrtare firmën me Victor da Silvan. Në fakt, pas përfundimit të kontratës me kuqeblutë, 27-vjeçari iu bashkua për një kohë të shkurtër skuadrës qipriote Olympiacos Nicosia, me të cilën duket se ende nuk e ka zgjidhur kontratën.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency