Serie A

Ish kryeministri italian zbulon të ardhmen e Chiesës: Kam informacione të sigurta

Federico Chiesa pritet të jetë kryefjala e merkatos në Serinë A këtë verë, me sulmuesin Italian që kërkohet me ngulm nga Juventusi e Interi, por edhe skuadra të tjera europiane si Bayern Munchen e Tottenham.

Juventusi provoi deri në fund verën e kaluar, por presidenti i Fiorentinës, Rocco Commisso bllokoi marrëveshjen duke vënë veton dhe mbajtur sulmuesin e talentuar edhe për një tjetër vit në “Artemio Franchi”.

Në një intervistë për mediat ditën e djeshme, presidenti i skuadrës toskane, Commisso deklaroi se Chiesa ka ende edhe disa vite kontratë me Fiorentinën dhe se nuk do të largohet këtë verë, por nuk ka të njëjtin mendim Matteo Renzi.

Ish kryeministri i Italisë, që më herët ka qenë edhe kryebashkiak i Firences, në një intervistë live në Instagram, deklaroi se sipas informacioneve që disponon, Federico Chiesa do t’i bashkohet Interit këtë verë.

“Lexoj një koment në lidhje me të ardhmen e Chiesës. Unë e di ku do të shkojë. Do t’i bashkohet Interit. Informacione e mia më thonë që do të transferohet te zikaltrit”, tha Renzi.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency