Premier League

Ish-kryeministri Tony Blair, administrator i deleguar i Premier League-s

Ish-kryeministri i Britanisë, Tony Blair mund të zgjidhet administrator i deleguar i Premier League-s. Emrin e Blair për këtë post e zbulon e përditshmja britanike, “Daily Mail”, sipas të cilës klubet e litës së futbollit anglez e kanë preferuar mes një liste të gjatë kandidatësh, ku përfshihen edhe ish-presidenti i British Telecom, Gavin Patterson dhe bosi i Sky Sports Uk,  Barney Francis.

Në fakt, publiku në Mbretërinë e Bashkuar nuk e njeh 65-vjeçarin Tony Blair si të apasionuar të madh pas futbollit, edhe pse gjithmonë është shprehur se mbetet fans i Newcatle.

Blair është favorit absolut për ta marrë këtë detyre, sepse dy rivalët e tij kanë qenë në krye të kompanive që kanë konkurruar për blerjen e të drejtave televizive. Si një njeri i paanshëm, ish-kryeministri është i parapëlqyeri I klubeve të Premier League-s.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency