Ish-lojtari i Holandës, për Erik Ten Hag: Nëse shkon te Manchester United të zhdukë këta tre lojtarë!
Ish-lojtari holandez, që tashmë drejton shfaqjen e njohur “Vandeeg Inside”, Rene Van Der Gijp, ka këshilluar Erik Ten Hag se në qoftë se do të shkojë te Manchester Unite duhet të largojë direkt Pogba-n, Ronaldo-n dhe Maguire-n, sipas të cilit është e vetmja mënyrë që trajneri i Ajax të ketë sukses te “Djajtë e Kuq”.
“Erik Ten Hag-ut do i thosha, që në rast se vendos të shkojë te Manchester United, të heqë jashtë Pogba-n, Ronaldo-n dhe Maguire-n.”-u shpreh ai.
Van Der Gijp beson se do ishte mirë që asnjëri prej këtyre tre emrave të mos jetë pjesë e skuadrën që do drejtojë tekniku holandez.
Sa i përket Ronaldos, ish-lojtari i përfaqësueses holandeze thekson se portugezi është shumë i vështirë dhe i vetmi trajner me të cilin mund të përshtatet është Zidane.
“Ronaldo shkon mirë me Zidanen. Janë të dy të të njëjtit nivel”-tha Van Der Gijp.
Ylli i Portugalisë ka edhe një vit kontratë me Manchester United, por ai mund të largohet nga “Djajtë e Kuq” që në qershor. Në të njëjtin muaj që mund të largohet edhe Pogba, me kontratën që i përfundon në atë periudhë dhe të cilën francezi nuk dëshiron ta rinovojë.
Maguire nga ana tij, pavarësisht faktit që është kapiten i skuadrës, është gjithmonë subjekt i kritikave nga tifozët dhe analistët, për shkak të performancave që nuk konsiderohen aspak në nivelin e duhur.



