Ish-lojtari i Partizanit rikthehet në Maqedoni, eksperienca e katërt me Shkëndijen e Tetovës
Ardian Cuculi është një hap larg rikthimit tek Shkëndija e Tetovës me ish-mbrojtësin e Partizanit që nëse zyrtarizohet tek nënkampionët e Maqedonisë së Veriut, do të vishte për herë të katërt gjatë karrierës së tij fanellën kuqezi.

Eksperienca e fundit e Cuculit ka qenë ajo me Dritën në Kosovë, klub me të cilin tashmë ka mbyllur të gjithë detyrimet kontraktuale.

Në këtë formë, 35-vjeçari tashmë ka nisur kontaktet e para me tetovarët për t’u rikthyer në klubin e zemrës dhe për të mbyllur aty karrierën, ku sigurisht objektiv do të kishte edhe kontributin në kampionat për të rikthyer titullin e për të zbritur nga froni kampionët aktualë të Shkupit.
Në ditët në vijim pritet të ketë diçka më konkrete sa i takon të ardhmes së Cuculit, megjithatë sinjalet e një bashkimi me Shkëndijen janë pozitive.



