Ish-mbrojtësi i Liverpool kritika për Ronaldon: Nuk më pëlqen, i duket vetja Zot!
Hedhja në tokë e telefonit të një fëmije të sëmurë me autizëm, ka shtuar ndjeshëm kritikat mbi Cristiano Ronaldon.
Portugezi nuk i kontrolloi nervat pas disfatës me Everton, ndërsa pavarësisht kërkesës së faljes, sërish tërheq akuza të cilat së fundmi vijnë nga ish-futbollisti i Liverpool, Jose Enrique. Spanjolli thekson se Ronaldo mendon se mund të bëjë gjithçka pa pasur pasoja ndërsa shtoi se luzitanit i duket vetja Zot.
“E kam thënë gjithnjë se Cristiano Ronaldo nuk më pëlqen. Mendon se është Zoti dhe mund të bëj gjithçka pa pasur pasoja. Nuk po them se ai nuk është një nga lojtarët më të mirë në botë, por si person nuk më pëlqen aspak”, u shpreh Enrique.
Kujtojmë se për çështjen e telefonit të thyer nga Ronaldo, është hapur edhe një hetim nga ana e autoriteteve britanike, ndërsa deri në këtë moment nuk pritet të ketë asnjë masë ndëshkimore për 37-vjeçarin nga ana e klubit të United.



