Spanjë

Ish-mesfushori: As nuk më interesonte ulja në stol te Barcelona, isha një milioner!

Ish-mesfushori i Arsenal, Alex Song ka zbuluar së fundmi se lëvizja e tij nga Arsenal te Barcelona në vitin 2012 ishte e gjitha e lidhur me aspektin financiar. Kamerunasi, me sinqeritetin më të madh tregon se atij nuk i interesonte fakti se te katalanasit po qëndronte në stol, por i mjaftonte fakti se prej kontratës me spanjollët ishte duke u pasuruar gjithnjë e më shumë.

“Kur Barcelona më ofroi një kontratë, pyeta menjëherë se sa do të fitoja. Nuk e mendova dy herë pasi doja që gruaja dhe fëmijët e mi të mos kishin probleme kur unë të lija futbollin.

Takova drejtorin e Barcelonës dhe ai më tha se nuk do të luaja shumë ndeshje, megjithatë nuk më interesonte, unë e dija se do të bëhesha një milioner. Unë mund të bëja pazare për çdo ditë dhe të shkoja të argëtohesha në çdo mbrëmje”, u shpreh Song.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency