Ish-mesfushori i Juves shpërthen ndaj De Ligt: U pagua shtrenjtë, por është shumë naiv
Ish mesfushori i Juventusit dhe Italisë, Alessio Tacchinardi ka akuzuar mbrojtësin holandez, De Ligt, si shkaktar të humbjes së bardhezinjve në Kupën e Italisë, teksa ka vlerësuar pa masë edhe kroatin Perisiç.
“De Ligt u pagua shumë shtrenjtë për të bërë diferencën, por ndëshkon shpesh skuadrën me naivitetin e tij në fushë. Gaboi në ndërhyrje në të dy penalltitë e Interit, ndonëse te e para e ndihmoi edhe Bonucci. Nga ana tjetër, Inter fitoi falë Perisiç, që në shtesë kishte energji më shumë se të gjithë dhe bëri çfarë donte në fushë”, tha Tacchinardi.



