Gossip

Rrëfimi shokues i ish-partneres së Giggs: Ja si e gënjeva që të mos bënim seks

Ish-e dashura e Ryan Giggs bën deklaratën shokuese gjatë dëshmisë së saj në procesin gjyqësor ku ish-futbollisti i Manchester United është i pandehur me akuzën e dhunës dhe kanosjes. Ajo i ka habitur të gjithë teksa ka pranuar se gënjeu gjatë një faze të marrëdhënies së tyre se ishte me kancer për të mos kryer marrëdhënie seksuale me uellsianin.

Gjatë deklaratës së saj, Kate Greville tha mes lotësh se “Ryan Giggs më tradhtoi me 12 gra” dhe se marrëdhënia me ish-futbollistin “ishte si të jetoja në ferr”.

“Mësova se ai më kishte tradhtuar gjatë gjashtë viteve të fundit me 10 ose 12 gra… Sa herë që gjeja diçka, bëhej më keq. Gjeta iPad-in e tij dhe pashë gjithçka për dy javë,” – tha Kate Greville.

Kate Greville nuk hezitoi ta quante Giggs-in “derr” kur shpjegoi se kishte gjetur mesazhe nga një grua tjetër në celularin e futbollistit.

“Ndihesha sikur po më humbisja mendjen. Po përjetoja sulme paniku. Ishte një moment i tmerrshëm për mua”, ka pranuar ish-partnerja e futbollistit.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency