Angli

Ish-skuadra e kapitenit legjendar kuqezi kthehet pas katër sezonesh në Championship

Skuadra e Sunderlandit, pjesë e së cilës në të shkuarën ka qenë edhe ish-kapiteni kuqezi, Lorik Cana, kthehet në Championship pas katër vitesh në Ligën e Parë. “Macet Zeza” fituan 2-0 në finalen e play off-it përballë Wecambe, duke fituar promovimin në nivelit e dytë më lartë të futbollit anglez. Golat e sfidës u shënuan nga Embleton dhe Ross Stewart.

Sunderlandi ra nga Premier League në fund të sezonit 2016-2017 dhe vetëm pas një sezoni, në vend që të kthehej në elitë, e pa veten në League One.

Ish-skuadra e Canës kaloi plot katër sezone në këtë nivel, për të fituar më në fund ngjitjen në Championship. Sigurisht që objektivi i “Maceve të Zeza” është rikthimi në Premier League, ku mungon prej pesë sezonesh.

Kujtojmë që Lorik Cana është aktivizuar vetëm një sezon te Sunderlandi në 2009-2010, pasi i dha fund eksperiencës katërvjeçare te Marseja. Ish-kapiteni i Kombëtares u aktivizua në 31 ndeshje të Premier League-s, madje nën drejtimin e trajnerit Steve Bruce mbajti shiritin e kapitenit.

 

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency