Angli

Ish sulmuesi i Milanit rikthehet në stol, merr drejtimin e klubit të njohur anglez

Pas vetëm 6 muajsh pushim, ish sulmuesi i Milanit, Jon Dahl Tomasson rikthehet në një tjetër pankinë, këtë herë në Championship-in anglez, pasi ka marrë drejtimin e Blackburn Rovers.

Ka qenë vetë klubi anglez që ka njoftuar akordin zyrtar me sulmuesin e mirënjohur danez, i cili do të nisë kështu eksperiencën e katërt si trajner, këtë herë me një kontratë të vlefshme deri në verën e 2025-ës.

Tomasson e mbylli me futbollin e luajtur në vitin 2011, pikërisht nga skuadra e Feyenoordit, ndërsa më pas regjistroi dy eksperienca të shkurtra si trajner, te holandezët e Excelsior dhe më pas te ata të Rodas.

Në 2020-ën, Tomasson mori drejtimin e suedezëve të Malmoe, me të cilët luajti edhe në grupet e Ligës së kampionëve, si dhe fitoi titullin dhjetorin e kaluar, për t’u larguar më pas me vullnetin e tij.

Ish sulmuesi i mirënjohur danez ishte edhe në Tiranë për finale e Conference League mes Romës dhe Feyenoordit, teksa dha edhe një intervistë ekskluzive për gazetarin e SuperSport, Andi Deçka.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency