Ish-sulmuesi i prish punë Juves për Di Marian: E dua në skuadrën time
Carlos Tevez është kundërshtari më i madh i Juventus kur bëhet fjalë për Angel Di Marian. Trajneri i ri i Rosario Central dëshiron që ta rikthejë argjentinasin në atdhe, që të luajë për skuadrën e tij.
“Unë do ta thërras atë. Unë e di çfarë do të thotë Di Maria për këtë klub. Kur të jem më i qetë do ta telefonoj dhe do ta pyes se çfarë dëshiron të bëjë.”-tha ish-futbollisti për mediet argjentinas.
Di Maria ka lindur në Rosario dhe e ka nisur karrierën si futbollist aty, duke luajtuar nga 2005-2007, ku zhvilloi 35 ndeshje dhe shënoi 6 gola, për t’u transferuar më pas te Benfica.
Duke ditur këto detaje, por edhe marrëdhënien mes Tevez dhe Di Maria, kjo gjë do i prishte punë Juventusit, i cili prej muajsh tashmë është në bisedime me sulmuesin për transferimin e tij në Torino.



