Kategoria Superiore

Ish sulmuesi i Vllaznisë, firmos për një vit me Kastriotin

Kastrioti po përgatitet për të krijuar një skuadër të denjë për të mbijetuar në Superligë, ku do të garojë sezonin e ardhshëm.

Krutanët po vijojnë punën në merkato, ndërsa së fundi kanë gjetur edhe emrin, të cilit do t’i besojnë dërgimin e topave në rrjetë.

Bëhet fjalë për sulmuesin ganez Charles Atsina, i cili ka nënshkruar një kontratë një vjeçare me krutanët dhe ka dalë në stërvitje me skuadrën.

29-vjeçari është një emër i njohur për Kategorinë Superiore, pasi luajti vitin e kaluar me Vllazninë e Shkodrës.

Ai kontribuoi vetëm në gjysmën e parë të sezonit me shkodranët, ku shpërtheu vetëm në barazimin 2-2 ndaj Kukësit në “Zeqir Ymeri”, ku shënoi dopietë.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency