Ish-trajneri Chelsea-t në telashe, akuza të shumëfishta për ngacmim seksual
Akuza të rënda për ish-trajnerin e Chelsea-t, Avram Grant. 66-vjeçari izraelit akuzohet për ngacmim seksual. Televizioni i vendit të tij, Channel 12, transmetoi të dielën një seri intervistash me gra të cilat pretenduan se Grant kishte kërkuar favore seksuale në këmbim të ndihmës për të çuar përpara karrierën e tyre.
Mes grave, të cilat nuk u identifikuan, përfshihej edhe një ushtarake të liruar së fundmi, një modele dhe një reportere sportive.
Grant drejtoi Chelsea-n në sezonin 2007-2008, si dhe Portsmouthin dhe West Hamit në Premier League. Tekniku izraelit reagoi në lidhje me akuzat duke deklaruar se “gjithmonë i ka trajtuar të gjithë me respekt dhe i vjen keq nëse dikush është lënduar nga veprimet e tij”.



