Futboll

Ish trajneri i Egjiptit: Salah nuk ka bërë asgjë për kombëtaren!

Deklarata që nuk do t’i kenë pëlqyer padyshim Mohamed Salah. Bëhet fjalë për deklaratën e fundit nga ana e ish trajnerit të Egjiptit, Hassan Shehata, i cili ka drejtuar kombëtaren afrikane nga 2004 deri në 2011. Duke folur në një intervistë, trajneri u shpreh në këtë mënyrë për yllin e Liverpool.

“E dimë të gjithë që Salah është një nga yjet në nivel botëror, jo thjesht një yll i Egjiptit. Trofetë e fituar falë golave të tij dhe talenti i japin të drejtë të gjykohet si një yll. Por nëse më duhet të bëj një analizë teknike, edhe pse më vjen keq ta them, Salah nuk ka bërë asgjë me Egjiptin. Duhej të kishte bërë shumë më mirë nga sa ka bërë, duhet të japë shumë më tepër kur luan për vendin e tij”, tha ish trajneri.

Shehata gjithsesi e ka një shpjegim për të argumentuar opinionin e tij në rrafshin tekniko-taktik.

“Mendoj se në të vërtetë ka një diferencë cilësie mes Liverpool dhe Egjiptit, pasi arbitrat dhe lojtarët këtu nuk janë si në Angli. Trajnerët duhet të gjejnë një mënyrë për t’i krijuar Salah hapësira në fushë dhe në këtë këndvështrim duhet të kesh lojtarët që të mund ta ndihmojnë të shfaqet si duhet në fushën e lojës”, tha Shehata.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency