Ish-trajneri i Italisë do Memushajn te skuadra e tij
Ledian Memushaj mund të ndërrojë skuadër në merkaton e kësaj vere por gjasat janë që mesfushori i kombëtares shqiptare të mbetet në Serie B. Memushaj kërkohet me ngulm nga skuadra Salernitana e Claudio Lotitos që ka në stol një emër shumë të njohur pikërisht ish-trajnerin e kombëtares italiane Giampiero Ventura. Ky i fundit e pëlqen sëtepërmi Memushajn dhe kërkon t’i dorëzojë çelësat e mesfushës së Salernitanës, por klubi nga Salerno për të bërë të vetin vlonjatin duhet të paraqitet me një ofertë financiare në zyrat e Pescarës pasi drejtuesit e skaudrës abruceze kërkojnë një shifër të majme për të linë të lirë Memushajn.



