Ish-trajneri i kombëtares humb betejen me Koronavirusin
Sport shiptar merr një lajm të hidhur nga fronti i luftës me Koronavirusin. Ish-trajneri i Tiranës dhe përfaqësueses së boksit, Skënder Kurti, i cili ndodhej prej gati 10 ditësh në terapi intensive (në gjendje të rëndë) në spital, ka ndërruar jetë pasditen e kësaj të diele.
Edhe pse vetëm 62 vjeç, plot gjallëri dhe me një konstrukt të admirueshëm sportisti, nuk mundi ta fitonte përballjen me virusin vdekjeprurës Covid-19.
Eshtë një lamtumirë e parakohshme në këtë kohë pandemie botërore e një njeriu që ia kishte kushtuar jetën e tij sportit.




