Lajme

Ish-trajneri i Kosovës, me detyrë të re te Feronikeli

Ish-trajneri i Kosovës, Albert Bunjaku, ka marrë një detyrë të re në strukturat drejtuese të Feronikelit. 48-vjeçari është emëruar këshilltar te kampionët në fuqi të Kosovës. Bunjaku gjithashtu ka marrë edhe postin e Instruktorit Teknik në UEFA, një pozitë e favorshme jo vetëm për të dhe klubin, por për gjithë futbollin kosovar.

Ai i besoi projektit të klubit, me në krye presidentin Naser Ramaj, me të cilin janë akorduar për një bashkëpunim afatgjatë për riorganizimin e klubit.

Albert Bunjaku pretendon rritjen e cilësisë së Feronikelit dhe shpreson në rritje të përgjithshme të Superligës së Kosovës, ku konkurrenca e lartë do të bënte të domosdoshëm fuqizimin e të gjitha klubeve pjesëmarrëse në Superligë.

Familja Bunjaku ka qenë e lidhur ngushtë me klubin gjatë brezave. Gjyshi i tij ishte sponsori i parë i Feronikelit në atë kohë, gjithashtu edhe babai i tij ka qenë pjesë e klubit nga Drenasi.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency