Ish-trajneri i Realit e bind, Isco zgjedh të mos largohet nga Spanja
Isco mbylli aventurën 9-vjeçare me Real Madrid me 19 trofe të fituar, teksa shënoi 53 gola dhe dhuroi 56 asiste në 350 ndeshje me “Los Blancos”.
30-vjeçari nuk bënte më pjesë në planet e Carlo Ancelottit dhe u largua si lojtar i lirë. Për shërbimet e tij interesoheshin klube si Borussia Dortmund, Milan dhe West Ham, por lojtari ofensiv nuk do të largohet nga Sevilla.
Sport.es shkruan se garën për kartonin e mesfushorit ofensiv e ka fituar Sevilla, që e kërkonte prej kohësh. Julen Lopetegui, i cili punoi për një kohë të shkurtër te Reali me lojtarin nga Malaga, i ka premtuar një rol protagonisti tek ekipi i tij.
Isco ka vendosur të pranojë ofertën e Sevillas, që është skuadra e tretë spanjolle në karrierën e tij pas Realit të Madridit dhe Malagës.

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE
QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?



