Ish-trajneri i Tottenham braktis Europën, menaxheri shqiptar ndërmjetëson kalimin te klubi i ri!
Nuno Espirito Santo ishte i papunë prej 1 nëntorit të vitit të kaluar teksa drejtuesit e Tottenham e shkarkuan për rezultate të dobta. Megjithatë, tashmë tekniku portugez është rikthyer të ushtrojë profesionin e tij teksa ka firmosur me klubin e Al-Ittihad në Arabinë Saudite.
48-vjeçari ka firmosur një kontratë deri në vitin 2024, teksa në këtë formë do të provojë një aventurë ndryshe duke qenë se për herë të parë Santo do të drejtojë një skuadër jashtë Europës. Vlen të theksohet se në këtë lëvizje të portugezit ka qenë thelbësor edhe ndërmjetësimi i menaxherit shqiptar, Shkumbin Qormehmeti.
Al-Ittihad është një skuadër e cila luan në elitë ndërsa sezonin e fundit kampionatin e mbylli në vendin e tretë. Megjithatë, me një trajner me shumë eksperiencë si Nuno, arabët do të provojnë të jenë më të suksesshëm.




