Futboll

“Isha afër Realit”, Chiellini: Më kërkoi Mourinho, me fat që shkrova historinë e Juves

Giorgio Chiellini i dha fund aventurës 17-vjeçare me Juventusin dhe u transferua në MLS te Los Angeles FC. Ish-kapiteni i bardhezinjve dhe i kombëtares italiane, ka zbuluar një prapaskenë interesante që ka të bëjë me Realin dhe Jose Mourinho.

Në vitin 2010 isha afër kalimit te Reali i Madridit. Mourinho më donte tek ekipi i tij. Ai sapo ishte larguar nga Interi dhe më donte te Reali për të forcuar repartin e mbrojtjes.

Nuk e di pse marrëveshja u prish… Unë isha i ri atëherë, por dy klubet nuk e gjetën akordin mes tyre. Por unë jam i lumtur që pata mundësinë të kaloja gjithë karrierën te Juventusi.

Shkrova historinë me bardhezinjtë duke fituat nëntë tituj kampion radhazi. Sigurisht që Reali i Madridit mbetet një klub i madh, por jam me fat që qëndrova te Juventusi.

A do të kisha fituar disa Champions në Madrid? Kush e di… por edhe me Juven e preka dhe gati e fitova dy herë trofeun”, deklaroi qendërmbrojtësi italian, i cili feston 38-vjetorin e lindjes më 14 gusht.

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency