Serie A

Ishte i pezulluar, Mourinho tregon në Instagram si e ndoqi fitoren e madhe ndaj Interit

Roma mori një fitore në “San Siro”, përballë Interit, dhe ngjitet në vendin e katërt në Serinë A me 16 pikë. Një sfidë që Josè Mourinho nuk mundi ta drejtonte nga pankina për shkak të skualifikimit që mori para dy javësh, në ndeshjen e raundin të shtatë. Ashtu si në sezonin e kaluar, ai nuk preferoi të ishte në tribunë, duke e ndjekur takimin nga autobusi i ekipit.

Edhe gjatë sezonit 2021/2022, i skualifikuar për ndeshjen ndaj Spezias, Mourinho e kishte parë ndeshjen në parkimin e stadiumit, brenda autobusit, së bashku me shoferin dhe disa bashkëpunëtorë.

Mourinho tregoi përmes Instagramit se si e pa ndeshjen kundër Interit, me verdhekuqtë që u drejtuan nga ndihmësi i tij, Foti.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency